Brazili publikon listën, mungesa të mëdha

Brazili ka publikuar listën e lojtarëve për Kampionatin Botëror Rusi 2018.

Trajneri Tite ka zgjedhur 23 lojtarë që do ta përfaqësojnë kombëtaren që e ka fituar më së shumti herë këtë garë.

Në listë mungon David Luiz i Chelseat, ndërsa aty nuk është as mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro.

Sulmit do të prijë Neymar, me Firmino, Gabriel Jesus e Douglas Costa.

Në mesfushë janë emra si Casemiro, Coutinho dhe Paulionho.

Në portë Brazili këtë herë nuk do të vuajë pasi aty janë Alisson dhe Ederson.

Dani Alves mbetet jashtë shkaku i dëmtimit të pësuar javën që shkoi.

Portierë: Alisson [Roma], Ederson [Manchester City], Cassio [Corinthians]

Mbrojtës: Fagner [Corinthians], Danilo [Man. City], Marcelo [Real Madrid], Filipe Luis [Atletico Madrid], Miranda [Inter], Thiago Silva [Psg], Marquinhos [Psg], Geromel [Gremio]

Mesfushorë: Casemiro [Real Madrid], Paulinho [Barcellona], Coutinho [Barcellona], Fernandinho [City], Ëillian [Chelsea], Renato Augusto [Beijing Guoan], Fred [Shakhtar Donetsk]

Sulmues: Douglas Costa [Juventus], Neymar [Psg], Gabriel Jesus [Man. City], Firmino [Liverpool], Taison [Shakhtar Donetsk].

Loading...

Komente