Borja Valero lojtar i Interit

Borja Valero ka ardhur në Milano dhe do t’i nënshtrohet nesër testeve mjekësore në Inter, duke kompletuar një transferim nga Fiorentina për 5.5 milionë euro plus bonuset.

Mesfushori spanjoll është fotografuar duke hyrë në një hotel të Milanos me gruan e tij.

Sipas Sky Sport Italia, testet mjekësore do të kryhen të hënën dhe ai do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me Nerazzurrët.

Viola do të marrë 5.5 milionë euro plus 1.5 milionë euro shtesë në bonuse në bazë të performancës së futbollsitit.

Borja Valero pastaj mund të bashkohet me shokët e rinj të skuadrës së tij në kampin e trajnimit para sezonit të Brunicos.

Komente