Bie numri i turistave në Shqipëri, shkak protestat dhe kolapsi në politike

Numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar territorin shqiptar është në rënie këtë vit krahasuar me një vit më parë.

Rreth 10% turistë më pak kanë hyrë në vendin tonë përgjatë janarit 2019-ës, ku numrin më të madh të hyrjeve në Shqipëri e kanë shtetasit anglez, ndërsa më të ultin shtetasit nga Maqedonia e Veriut.

Ai që preket nga çdo gjë që ndodh është turizmi. Rënia e vizitorëve lidhet në këtë mënyrë edhe me ngërçin aktual politik. Andi Gorica, kordinatoor marketingu, shprehet: “Shiko, duhet të jemi realistë, që turizmi është i lidhur drejtpërdrejtë me çfarë ndodh edhe në sferën politike, edhe në sferën ekonomike”.

Për të shtuar në vijim 210 000 shtetasit e huaj që kanë ardhur në Shqipëri muajin e parë të 2019, duhet t’i bindim për t’u kthyer turistët, sidomos ata që tashmë e kanë hequr kuriozitetin për të parë vendin tonë të vogël.

“Gjënë kryesore që ne duhet të bëjmë është të mbajmë shërbimin. Shërbimi duhet të jetë tepër i lartë, në qoftë se ne presim të kemi kthyes, turistë që kanë qenë më parë dhe duan ta rivizitojnë. Duhet të dimë edhe pjesët e limiteve tona, në qoftë se do flasim për pjesën elitare të skive, unë do thoja që ne si përkasim kësaj pjese sepse ne nuk kemi resorte skish”, shpjegon Gorica. /top channel

Loading...

Komente