Bayerni bën lojën, Reali shënon golat

Shtypi ka vlerësuar Real Madridin pas ndeshjes së parë gjysmëfinale që madrilenët fituan në Gjermani ndaj Bayern Munchen.

Gjithashtu, vunë në dukje gabimet në sulm të bavarezëve dhe nënvizuan faktin që Cristiano Ronaldo nuk shënoi për herë të parë në një përballje Champions-i këtë sezon.

Sipas shtypit, rezultati 1-2 e afron shumë Realin me finalen e tretë radhazi në Champions League.

L’Equipe (Francë) – Tmerrësisht efikas. Pasi u tremb nga Juventusi në çerekfinale, Reali vuajti sërish në mbrojtje duke mos përmbajtur dot Ribery. Gjithashtu, madrilenët patën fat në disa raste, ndërkohë që Rafinha u fali golin e dytë

La Gazzetta dello Sport (Itali): Bayern luan, Real fiton. Ronaldo nuk ka shënuar kësaj radhe. Në Mynih, Reali mundi Bayern dhe kalon në avantazh 12-11 në ndeshjet mes këtyre dy skuadrave në Europë. Bayern nuk pati fat, pasi bëri 3 zëvendësime të detyruara nga dëmtimet dhe shpërdoroi raste të mira për shënim. Ribery luajti për 3 vetë.

Globoesporte (Brazil): Madrid i fuqishëm. Realit nuk iu desh Cristiano për të fituar në Mynih. I mjafton Marcelo, i cili shënoi nga jashtë zone dhe Asensio, i cili hyri në fushë dhe i dha shpejtësi skuadrës. Bayern u ndëshkua nga dëmtimet e Robben dhe Boateng, si dhe nga gabimi i Rafinha.

Komente