Basha: Të largojmë Ramën të dielën

Partia Demokratike zhvilloi mitingun e saj përmbyllës në qytetin e Tiranës. Në miting ishin të pranishëm edhe figura të PD-së, të cilët me herët kanë kritikuar kreun Lulzim Basha. Në këtë takim përmbyllës u vë re pjesëmarrja e Majlinda Bregut dhe e Eduard Selamit.

Partia Demokratike zgjodhi kryeqytetin për të mbyllur fushatës zgjedhore dhe pikërisht vendin ku qëndroi e ngritur çadra e protestës para Kryeministrisë.

Ditën e diel, tha Basha, së bashku do të themelojmë Republikën e Re. “Republika e re do të sjellë një impakt të ri mes politikës dhe qytetarëve, nuk do të jetë një kryeministër të qejfeve dhe tekave të tij, por ju do të keni kryeministrin e qytetarëve, të ekonomisë. Ajo është çështja kryesore për të cilin ne do të vendosim këtë të diel. Ne do t’i japim shqiptarëve ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt”, tha Basha.

Kreu i PD tha se të dielën do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve.

“Ne mbushëm sheshet dhe rrugët dhe të dielën ne do të mbushim qendrat e votimit, merrini familjarët dhe shokët tuaj të bëhen pjesë e themelimit të Republikës së Re”, tha Basha. (topchannel)

Komente