Basha shmang përballjen me Berishën (video)

30 minuta ka zgjatur seanca e parë e legjislaturës së X të Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Pas 2 vitesh mungesë, opozita ka hyrë në Kuvend, por në një mënyrë të pazakontë. Për herë të parë në 30 vite, Berisha nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Lulzim Basha njoftoi mbrëmjen e së enjtes përjashtimin e tij nga grupi i PD për shkak të vendimit “non grata” të DASH.

Pas vendimit të Bashës të cilin e konsideron nul, Sali Berisha shkoi në Parlament por duke shmangur një përballje me kryedemokratin. Ky i fundit zgjodhi rrugë tjetër për të shkuar në Parlament nga selia e PD, duke kaluar përmes kalasë së Tiranës.

Ndërsa Sali Berisha u prit me brohorima nga simpatizantë të tij jashtë Parlamentit dhe nga disa deputetë demokratë.

“Do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet Partinë Demokratike për pazare me Edi Ramën. Lëvizja ime e radhës do të jetë lëvizje statutore. Unë them që emergjenca është kjo, PD do të rivendosë legjitimitetin të grabitur plotësisht nga marrëveshja Rama-Basha”, tha ish-Kryeministri.

KLIKO KETU PER TE PARE VIDEON!

Komente