Barcelona bën pazar tek Interi

Barcelona po synon që të ndërtojë një ekip të fuqishëm për edicionin e ri. Emrat si Lautaro Martinez e Neymar janë objektivat kryesor të katalunasve për ta përforcuar ekipin.

Por kampionët në fuqi të Spanjës synojnë që të bëjnë prurje të reja edhe në repartin defensivë.

Emri i ri në listën e kataluansve është mbrojtësi i Interit, Stefan De Vrij.

Holandezi ka vite që është në mesin e më të mirëve në Itali, ndërsa katalunasit synojnë t’ia rrëmbejnë atë Interit.

Mediat spanjolle dhe ato italiane kanë raportuar se De Vrij mbetet njëri nga mbrojtësit më të pëlqyer nga Barcelona.

Interi e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin e tyre dhe Barcelona nuk do ta ketë aspak lehtë të nënshkruajë me të.

Gjithsesi vlen të theksohet se çmimi i De Vrij sillet rreth 70 milionë euro.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente