Barack Obama nis një punë të re

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij Michelle, kanë konfirmuar punën e tyre të re në twitter.

Edhe më parë ishin hapur zëra për një bashkëpunim të presidentit me Netflix, mirëpo së fundmi kjo gjë u konfirmua. Në një status në Twitter, kompania e filmave Netflix deklaroi se presidenti kishte nënshkruar një kontratë disa-vjeçare me ta, për të prodhuar filma dhe seriale.

“Presidenti Barack Obama dhe Michelle Obama kanë hyrë në një marrëveshje shumëvjeçare për të prodhuar filma dhe seriale për Netflix.”- shkruhej në Twitter.

 

“Ne shpresojmë të kultivojmë dhe të kulturojmë zërat e talentuar, frymëzues dhe krijues, të promovojmë ndjeshmërinë midis popujve dhe të ndihmojmë që ata ti ndajnë historitë e tyre me të gjithë botën.”- u shpreh Obama.

Loading...

Komente