Autoritetet italiane i heqin Licencës kompanisë ajërore “Fly Ernest”

Disa ditë më parë, nëpërmjet deklaratës për shtyp nga ana e Autoritetit Italian të Aviacionit Civil (ENAC), u njoftua se është bërë pezullimi i licencës së kompanisë ajrore “Ernest”, duke nisur nga 13 Janari 2020.

Pezullimi do të hyj në fuqi më 13 Janar 2020, me qëllim që t’i jap kohë kompanisë për të informuar pasagjerët për anullimet e fluturimeve, apo për t’i mbrojtur ata që e kanë prerë një biletë udhëtimi.

Sipas vendimit të ENAC, edhe pse licenca e kompanisë mbetet në fuqi deri më 13 janar 2020, “Ernest” nuk do mund të nxjerrë më bileta në shitje.

Loading...

Ndonëse licenca e tyre është pezulluar prej datës 29 Dhjetor 2019, nga ana e autoritetit italian, që ka fuqinë ligjore ndaj kompanisë “Ernest”, kompania e fluturimit vazhdon të shes bileta, duke u kthyer në një rrezik i madh për e qytetarët e painformuar.

Kompania “Fly Ernest”, është ish-kompania Belle Air me emër dhe licencë të ndyshuar, në mashtrimin e të cilës shteti dhe qytetarët shqiptar sëbashku, humbën mbi 7.5 milion euro.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente