Asnjë parti nuk do e arrijë shumicën

“Këto janë zgjedhje që do i hapin rrugën vendin drejt BE”, raporton ARD-ja gjermane, që po i ndjek zgjedhjet në Shqipëri nga afër.

Korrespondenti i saj thotë se temperaturat kanë kapur 39 gradë. Megjithatë, nuk duket se ka parregullsi, edhe pse të dhënat e para sugjerojnë se numri i votuesve është i ulët.

Një votuese thotë për ARD se shpreson që asnjë parti të mos e marrë shumicën.

“Do ishte më mirë nëse do kishte një ekuilibër, që asnjë parti të mos fitonte të gjitha, kështu që të bëhej një koalicion i gjerë”, thotë ajo.

Edhe vet ARD thekson se gjasat janë që asnjë parti e madhe të mos e arrijë shumicën prej 71 mandatesh në Kuvend.

Loading...

Komente