Apple prezanton iPhonin e ri (video)

IPhone XS dhe iPhone XS Max, iPhone-ët e ri për 2018, janë zyrtarisht këtu. Ky është një moment i madh për Apple, që tronditi formacionin e vet në 2017 kur prezantoi iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, duke vrarë në mënyrë efektive çdo shans për një iPhone të ardhshëm 9 dhe duke e ndërruar skemën e emërtimit të iPhone në mënyrë radikale.

Në një kohë kur telefonat po bëhen gjithnjë e më të shtrenjtë, vendimi i Apple për përqafimin e familjes së re “X” është i rëndësishëm, sepse shpalos një strategji të re për Apple, e cila do të vazhdojë të vendosë ritmin për prodhuesit tjerë të telefonave ndërsa lëvizim drejt 2019.

Specifikat kryesore të iPhone XS dhe XS Max janë:

– Dy madhësi: 5.8-inç dhe 6.5-inç Display OLED HDR (Ekran Super Retina)

– Ngjyrat: Ari, Argjend dhe të hirtë hapësirore

– Teknologjia e njohjës së fytyrës (Face ID) premton të punojë më shpejt në zhbllokimin e telefonave

– Kamera dyfishe në anën e pasme me 12 megapikselë dhe lente telefoto

– Kamerat e përparme me 7 megapikselë që do të sjellin thellësi në fotot e modalitetit të portretit

– Çipi bionik A12, procesori 7nm (nanometer) premton të nisë aplikacionet 30 për qind më shpejtë se iPhone 2017

– Rezistenëc ndaj ujit IP68 (dy metra deri në 30 minuta në ujë)

– Prekje 3D përmes ndjeshmërisë

– Zërim stereo me fushë më të gjerë

– Sistemi operativ iOS 12

– Mbështetje për realitet të shtuar (AR) përmes kamerave të kalibruara dhe çipit bionik A12

Megjithatë, iPhone-ët e këtij viti do të duhet t’i bëjnë përshtypje blerësve nëse Apple ka ndonjë dëshirë për të tejkaluar markën kineze Huawei – që për herë të parë në shtatë vitet e fundit ka marrë vendin e dytë në tregun e telegonave nga kompania amerikane.

Loading...

Komente