Apple dështon për të gjetur kompani tjetër përvec Samsung për prodhimin e ekraneve

Përpjekjet e Apple për të diversifikuar prodhuesit e ekraneve të iPhone përtej Samsung, duket se kanë dështuar.

Sipas Wall Street Journal, ekranet OLED të LG për iPhone janë ballafaquar me probleme në prodhim.

Apple është në dyshim nëse LG mund të përballojë kërkesën për ekrane OLED.

Prej muajsh analistët kanë paralajmëruar se Apple ka nevojë urgjente për të gjetur një furnizues tjetër OLED krahas Samsung.

Aktualisht Apple përdor ekranet OLED të prodhuar nga Samsung për iPhone X. Mbështetja vetëm në një prodhues do të thotë se Samsung kontrollon çmimin me e ekraneve ndërsa Apple nuk ka alternativë tjetër vetëm se ti blejë ato.

LG u rikthye prodhimit të ekraneve OLED me V30 por cilësia e ekranit nuk ishte e mirë. LG gjithashtu ka furnizuar Pixel 2 XL me ekrane OLED, dhe ka pasur ankesa nga konsumatorët.

Kompania është lider në ekranet OLED për televizorët por ka dështuar të sjellë të njëjtën eksperiencë tek telefonët.

Loading...

Komente