Andi Lila: Na hoqën pasaportat diplomatike

4

Andi Lila, që tashme përfaqeson ngjyrat e Tiranës dhe njëherazi kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, tregoi në emisionin “Procesi Sportiv” ne top-channel, faktin se Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, u ka hequr pasaportat diplomatike futbollistëve shqiptarë të cilët ishin pjesë në Europian, që u dekoruan në vitin 2016.

Lila shprehet se përveçse u ka hequr pasaportat, ministri nuk u ka dhënë as edhe një motivacion për këtë çdekorim nga ana e tij.

Loading...

“Kur shkuam në Europian 2016, të gjithë e kishin vëmendjen te ne, por më pas, kjo iku si me sustë. Dua të them dhe diçka. Në atë kohë, kryeministri Rama na dekoroi me pasaporta diplomatike, duke na treguar si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në Botë. Ministri i ri që vjen, që për koincidencë është edhe nga Kosova, na heq këto pasaporta diplomatike. Na dekoruan, dhe më pas na çdekuruan. Kur futbollistët shqiptarë luftonin në Beograd për flamurin shqiptar, dhe bënin jehonë, të gjithë na vinin nga mbrapa. Tani, ne duam një motivim, nuk na ka thënë asnjë fjalë” – deklaroi Andi Lila.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente