Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të interesuar, që të aplikojnë për të qenë pjesë e institucioneve të drejtësisë.

“Shumë shqiptarë patriotë kanë aplikuar tashmë për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por nevojiten edhe më shumë ekspertë. Ne nxisim profesorë të kualifikuar që të aplikojnë për të qenë pjesë e këtyre institucioneve të rëndësishme”, thuhet në apelin e Ambasadës ku bashkëngjitet linku i Kuvendit të Shqipërisë.

Loading...

Komente