Alketa Vejsiu kritikohet rëndë, shmang fëmijën që po villte në emision (video)

Në një video e cila ka qarkulluar në TikTok së fundmi, moderatorja e programit “Ne kurthin e piterpan”, Alketa Vejsiu, është gjendur në një situatë aspak të këndshme.

Kjo pasi në momentin kur ishte e ftuar modelja Aurela Hoxha, një fëmijë në një moment i vjen për të vjellë gjatë transmetimit direkt.

Aurela reagon po sa e sheh ndërsa Alketa mund të shihet duke ia bërë me shenjë që ta mënjanojë situatën.

Por pasi fëmijët e tjerë e lajmërojnë prezantuesen Vejsiu që një nga ta po vjell, ajo thotë “S’ka gjë”.

Një “nxjerrje” e tillë nga situata është parë me sy të keq nga publiku, me shumë prej komentuesve që mendonin se ajo duhej të ndërhynte menjëherë pa marrë parasysh që ndodhej në transmetim dhe jo të shmangte situatën në atë mënyrë.

Komente