Aksident me pasoje vdekjen ne Institut Kamez

nje teagjedi ka ndodhur mengjesin e sotem ne Tirane. Policia bën me dije se ka ndërruar jetë biçiklisti i përplasur nga makina tip “Benz”, e cila humbi drejtimin duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

Blutë e kryqytetit bëjnë me dije se dinakima e aksidentit ka qënë e tillë: Gruaja shofere e makinës tip “Mercedes” me targë AA071UA ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, u përplas me biçiklistin, më pas me bordurën e rrugës dhe më pas me tre këmbësoret. Ato ishin nëna dhe dy vajzat e saj që po ecnin në krah të rrugës.

Informacion Paraprak nga Policia e Tiranës:

Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

U identifikua dhe biçiklisti, ka inicialet R. I., 29 vjeç, sapo ndërroi jetë

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Loading...

Komente