A po ndjek Shqipëria rrugën e Turqisë për të censuruar internetin?

Sic dihet Turqia është një nga ato shtete lindore që e kontrollojnë në maksimum internetin, duke bllokuar shumë faqe të cilat qeveria i sheh jo me sy të mirë, madje ka arritur të bllokojë edhe media sociale të famshme si twitter apo watsapp.

Kompanitë e internetit ISP në Shqipëri më 6 korrik 2018 bllokuan faqet që postojnë Filma me Titra Shqip, kanale free televizive shqiptare, apo edhe faqe sportive. Në këtë mënyrë kompani të fuqishme në Shqipëri po mundohen ta kthejnë në monopol internetin duke vendosur ata vetë se çfarë klienti i tyre duhet të vizitojë në internet.

Ky është një vendim shume absurd që i ngjan vendimeve në vëndet e Lindjes së mesme. Nuk e kuptojmë, në google mund të gjesh shumë faqe ilegale që nuk janë bllokuar, ndërkohë merren me disa faqe që fundja ofrojnë dicka modeste për njerëzit që nuk kanë mundësi ti blejnë apo të bëjnë abonime.

Loading...

Komente