15 vite burg nëse vesh fanelën e Barcelonës në Arabinë Saudite

Arabia Saudite ka vendosur të ndalojë për çdo shtetas të saj, veshjen e bluzës së Barcelonës që ka si sponsor “Qatar Airways”.

Mediat italiane shkruajnë se çdo shtetas në Arabinë Saudite që do të veshë uniformën e klubit spanjoll, rrezikon një gjobë deri në 135 mijë Euro ose 15 vite burg.

Kjo ndodh pasi pak ditë më parë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Jemeni dhe Bahreini vendosën të mbyllin marrëdhëniet diplomatike dhe kufijtë me Katarin, për shkak se ky i fundit mbështet terroristët e ISIS.

Për shkak të sponsorit “Qatar Airways” që mban në uniformë, Barcelona është klubi i parë që vuan pasoja e kësaj krize diplomatike.

Kjo pasi të veshësh dhe të pozosh me një foto që mban emrin e sponsorit, përbën krim në Arabinë Saudite.

Komente