Zyrtare, De Biasi largohet nga Kombëtarja

Gianni De Biasi njoftoi largimin që sot nga kombëtarja e futbollit të Shqipërisë, në një konferencë shtypi të përbashkët me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

“Nga sot, nuk jam më trajner i kombëtares. Sot, lë drejtimin e kombëtares pa pasur një skuadër tjetër që mund të punoj aktualisht. Po largohem për t’i lënë kohë trajnerit të ri që të njihet me skuadrën gjatë ndeshjeve që kanë mbetur”, tha De Biasi.

“Pas Evropianit isha i bindur që mund të përmirësoheshim dhe kështu do të jetë, por pa mua”, shtoi ish-trajneri italian i Shqipërisë. |top channel|

loading...

Komente