Ja aleatët që Basha lë jashtë listës së PD

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në selinë blu me kreun e LZHK, Dashamir Shehi dhe kreun e PDK, Nard Ndoka. Mësohet se gjatë takimit është diskutuar për mënyrëne kandidimit në zgjedhjet e 25 qershorit. Burimet nga brenda takimit i thanë “Panorama” se Nard Ndoka pritet të kandidojë në Shkodër, ndërsa Dashamir Shehi në Tiranë. Nuk është konfirmuar ende nëse do të mbeten jashtë listës aleatët e tjerë, si Fatmir mediu, Vangjel Dule dhe

Mëngjesin e djeshëm ka skaduar afati që kreu i PD­ u kishte lënë 12 drejtuesve të grupeve të punës në rrethe për mbledhjen e propozimeve nga baza dhe përmes takimeve të veçanta të zhvilluara me secilin prej tyre, Basha është njohur me këto propozime.

Gjatë paradites të së mërkurës, Basha ka zhvilluar takime intensive edhe me kryetarët e partive aleate. Pjesë e listave fituese pritet të jenë kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i PDK-së, Nard Ndoka si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Garanci për të qenë në listat fituese ka marrë edhe kreu i PAA-së, Agron Duka, por ky i fundit ka ngritur pretendime për të pasur edhe të paktën dy kandidatë të tjerë të forcës së tij politike, të cilët në rrethet ku do të kandidonin pretendohet se do të ishin fitues.

Duket se jashtë listave fituese të Partisë Demokratike do të ngelen dy prej aleatëve të rinj në PD. Burimet sqarojnë për “Panorama” se kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nuk ka marrë një garanci nga kreu i PD-së, Basha, se do të jetë pjesë e listës fituese të PD. Të njëjtin fat do të ketë edhe aleati më i ri i PD-së, Eduard Ndocaj.

Loading...

Komente