Vëllai i Osmanit bie nga tribuna, ndërpritet ndeshja (video)

Pas golit të shënuar nga Muzaka, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stadiumin Skënderbeu.

Është vëllai i lojtarit të Skënderbeut, Tefik Osmanit, që ka rënë nga tribuna kryesore e stadiumit, gjatë festimit të golit.

Momente paniku këto, ku i vëllai është dërguar menjëherë me ambulancë në spital.

Edhe Osmani u zëvendësua menjëherë nga tekniku Daja, dhe gjithashtu edhe ai u largua menjëherë për në spital.

Loading...

Komente