Vdes aktori i njohur i filmit 007

Aktori i njohur britanik që ka interepretuar personazhin e James Bond, Roger Moore, vdiq në Zvicër në moshën 89-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, sipas njoftimit të familjes.

“Me zemër të thyer duhet të njoftojmë vdekjen e babait tonë të dashur, Roger Moore, sot në Zvicër pas një lufte kundër kancerit”, u shprehën fëmijët e aktorit, vajza Deborah dhe djemtë Geoffrey dhe Christian.

“Dashuria që e ka rrethuar ditët e fundit të tij ka qenë aq e madhe sa nuk mund të përshkruhet me fjalë”, shtojnë ata.
Model i xhentëllmenit anglez, Roger Moore u bë i njohur nga seriali televiziv “Le Saint” dhe kryesisht nga James Bond. Ai luajti “007”-ën në shtatë filma, nga “Live and Let Die” e deri tek “A view to a kill”.

I lindur më 14 tetor 1927 në jug të Londrës nga një baba polic dhe një mama shtëpiake, ai vlerësoi se rolin më të madh e kishte mbajtur për llogari të UNICEF, Fondi i fëmijëve të OKB-së, duke u emëruar më pas ambasador i vullnetit të mirë në vitin 1991.

Komente