Uragani Irma shkatërron një aeroport të tërë

Aeroporti i famshëm i Shën Maartenit, “Princess Juliana” është shkatërruar nga uragani “Irma”.
Stuhia e fuqishme ndau në copa aeroportin këtë mërkurë me erëra që shkonin deri në 185m/ph pranë plazhit Mohao.

Copa të medhaja shkëmbinjsh u përplasën pas aeroplanëve ndërsa shkallët e ngjitjes u përplasën për tokë nga sasia e madhe e reshjeve.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo erërat e fuqishme zhvendosën rërën e plazhit përgjatë pistës së aviacionit, shkruan Mail Online.

Stuhia që tashmë ka arritur kategorinë 5 të rrezikshmërisë më të lartë të mundshme është drejtuar edhe drejt super-vilës së Trumpit e quajtur “Le Chateau des Palmiers” ose “Kështjella e Palmave”. 

Loading...

Komente