Turqit godasin anijen greke

Turqisë dhe Greqisë janë shtuar zërat që kërcënojnë edhe me konflikt ushtarak, një incident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmë në ishujt e kontestuar mes dy vendeve.

Mediat greke bëjnë me dije se pak para mesnatës së djeshme në ishujt e kontestuar, të cilët grekët i quajnë “Imia”, kurse turqit “kardak”, një anije patrullimi turke ka goditur anijen greke që ishte e ndaluar në det.

Anija greke pa pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasmes të saj, ndërkohë që incidenti nuk është raportuar në median turke.

Ky është incidenti i parë serioz mes dy vendeve gjatë muajve të fundit pas fërkimeve të shumta në këtë zonë për shkak të dy ishujve shkëmbor, për të cilët Greqia dhe Turqia ishin në prag të një konflikti në shkallë të gjerë në vitin 1996.

Loading...

Komente