Turqia armatos ushtrinë me raketa ruse

Turqia ka nënshkruar një marrëveshje të diskutueshme me Rusinë për të armatosur forcat e saj me raketat anti-ajrore S-400 të Rusisë.

Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan tha se Ankaraja kishte paguar tashmë depozitën për këtë marrëveshje, që vlerësohet të jetë me vlerë 2.5 miliardë dollarë.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. Anëtarëve të Aleancës u kërkohet të blejnë sisteme armësh të pajtueshme.

Turqia ka krijuar lidhje më të ngushta me Rusinë, pas përkeqësimit të fundit të lidhjeve me SHBA-të.

Ajo kundërshton mbështetjen ushtarake amerikane për rebelët kurdë sirianë të YPG, të cilët janë të lidhur me rebelët kurdë në Turqi.

Loading...

Komente