Tragjedi në rrugën Lushnje-Berat, mermeri bie mbi makinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat.

Nga raportimet e para mësohet se një pllakë e madhe mermeri dyshohet se ka rrëshkitur nga një kamion dhe ka zënë poshtë automjetin tip Peugeot, i cili udhëtonte pas kamionit.

Brenda në automjet ndodheshin katër persona, ndërsa sipas dëshmive të para, dyshohet të ketë edhe persona që kanë humbur jetën.

Një nga raportuesit që ka qenë në vendngjarje, thotë se në pjesën e pasme të automjetit kanë qenë nënë e bijë dhe mendohet se ato mund të jenë më të dëmtuara.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje.

Loading...

Komente