Tjetër largim nga kandidatët e PD

Një tjetër kandidat për deputet i Partisë Demokratike ka hequr dorë nga lista e PD-së. Bëhet fjalë për Helidon Bushati, i cili është kandidati i katërt në listën e PD në Shkodër. Helidon Bushati e ka bërë të ditur vendimin e tij me anë të një status në llogarinë e tij në Facebook.

Ja çfarë shkruan Helidon Bushati:

Të dashur miq. Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar. Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje. Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim. FITORE!

Komente