Talenti Emre Mor eshte nje lojtar i Interit

Agjenti i talentit turk, Emre Mor, Muzzi Ozcan ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje personale me Interin, ndërsa pritet edhe konfirmimi nga Borussia Dortmund.
Reprezentuesi i Turqisë i ka dhënë ka arritur marrëveshjen me klubin nga Giuzzeppe Meazza, por dy klubet ende kanë nevojë të finalizojnë detajet e transferimit.

“Ne kemi arritur një marrëveshje me Interin”, ka thënë agjenti Muzzi Ozcan për AreaNapoli.it

“E vërteta mbi thashethemet që e lidhin atë me Napolin është se klubi thjesht nuk ishte i interesuar”, përfundoi agjenti i Mor.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi gjithashtu mohoi raportet që ata e donin Mor në skuadër, ndërsa Fiorentina ishte në negociata.

Besohet se ai ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Interin dhe do të mbërrijë për teste mjekësore të martën, ndërsa formula e transferimit pritet të jetë dy milionë për huazim me obligim blerje për 10 milionë euro. 

loading...

Komente