Strakosha i dhuron fitoren Lazios ndaj Juventusit (video)

Lazio ka fituar me Juventusin me rezultat 2-1, duke ia shkaktuar humbjen e parë Zonjës së Vjetër në këtë sezon në kampionatin italian, Serie A.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga skuadra vendase, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 24-të të ndeshjes me anë të Douglas Costas dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.
Pjesa e dytë nisi në mënyrë të përkryer për mysafirët nga kryeqyteti pasi arritën të kthehen shpejt në lojë me dy gola ekspres.

Luhej minuta e 47-të e takimi kur Ciro Immobile shënoi për barazimin 1-1 pas një aksioni të mirë, ku në fund u asistua nga Luis Alberto.

Sulmuesi italian ishte shënues edhe i golit të epërsisë 2-1, pasi në minutën e 54-të ishte i saktë nga penalltia, të cilët e nxori vet pasi u pengua në zonë nga portieri Gianluigi Buffon.

Deri në fund të takimit, Zonja e Vjetër u mundua shumë të kthehet në lojë dhe të gjej golin e barazimit duke futur shumë lojtar sulmues në lojë, por Lazio arriti të mbahet mirë dhe në fund shpëtimtari ishte portieri shqiptar, Thomas Strakosha, i cili ia priti penalltinë Paolo Dybalas, duke ia siguruar skuadrës së tij një fitore të madhe në udhëtim me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Lazio ngjitet në vendin e katërt me 19 pikë, po aq sa ka edhe Juventusi në vëndin e tretë.

Skuadra kryeqytetase në ndeshjen e ardhshme e pret në shtëpi Cagliarin, ndërsa Zonja e Vjetër udhëton te Udinese.

Komente