Spanja shënon goleadë, Italia fiton me vështirësi (video)

Kombëtarja e Spanjës e ka shkatërruar kombëtaren e Lichtensteinit me rezultat 8-0, kurse Italia pati shumë punë të vështirë në fitoren minimale prej 1-0 ndaj Izraelit.

Ishte Spanja ajo që kishe dominimin total të ndeshjes dhe në pjesën e parë mbylli llogaritë me katër gola nga Ramos (3’), Alvaro Morata (15’), Isco (16’) dhe David Silva (39’).

Në pjesën e dytë ishte Iago Aspas ai që nisi mbarë me gol (51’), më pas Morata sërish për 6-0, teksa Aspas sërish (63’) dhe mbylli Goppel me autogol për (89’) shënoi për rezultatin përfundimtar 8-0.

Italia iu fal golit të Immobiles në minutën e 53-të me asistim të Antonio Candrevas për të fituar 1-0 ndaj Izrealit.

Spanja mbetet lidere me 22 pikë, tri pikë më shumë se Italia në vendin e dytë. Janë këto kombëtare që do të luftojnë për një vend në kualifikime në Grupin G ku Shqipëria është në vendin e tretë me 13 pikë.

Loading...

Komente