Skenat erotike të princeshës së ardhshme të Anglisë

Meghan Markle të cilën shumica e mbajnë mend për rolin në serinë e popullarizuar ‘Suits’, në pranverë do të bëhet bashkëshortja e Princit Harry të Anglisë, pasi çifti sapo ka bërë të ditur se janë fejuar.

Me hyrjen në familjen mbretërore, Meghan do të filloj të bëj një jetë krejt ndryshe nga kjo e tanishmja, por kjo nuk do t’i fshijë ‘njollat’ nga e kaluara e saj. Skenat e seksit nga seria e përmendur, në të vërtetë janë problemi i saj më i vogël.

Në episodin e parë të ribërjes së serisë kult ‘Beverly Hills 90210’, karakteri i saj Wendy, i ofron një mashkull seks oral në veturë, transmeton “Zëri”.

Skena legjendare e seksit mes dy dollapëve, është njëra nga skenat më të popullarizuara të saj, ndërsa bukuroshja është një yll i madh edhe në ueb-faqen pornografike ‘Pornhub’.

Nga ana tjetër, dramat e saj familjare janë një problem paksa më i madh. Në të vërtetë, familja e saj thotë se Msrkle nuk i ka ndihmuar babait, nënës dhe vëllait të cilët kishin falimentuar dhe se asaj i intereson vetëm fama dhe pushteti, prandaj edhe e ka joshur princin.

“Ajo është narciste dhe egoiste. Gjithmonë ka depërtuar përmes seksit. Përveç kësaj, ajo përndizet nga meshkujt me flokë të kuqe, të cilët i mbledh si trofe. Nuk mund të besoj se Harry tashmë e ka njoftuar me babain e saj, Princin Charles”, ka deklaruar gjysmëmotra e saj Samantha Grant.

Ajo aktoren e akuzon se e ka braktisur familjen kur kishte më së shumti nevojë. Babai i saj Thomas Markle, kishte shpallur falimentim, ndërsa Meghan ka refuzuar t’i ndihmojë. Samantha thotë se ajo nuk dëshiron të jap asnjë cent për tre nipërit e saj.

“Qëllimi i saj kryesor është të ngjitet në majat e toplistave të shoqërisë. Përveç babait tonë, ka falimentuar edhe nëna dhe vëllai i saj. Që nga atëherë ajo nuk flet me ta. Hollivudi më nuk është i mjaftueshëm për të, prandaj tani dëshiron të bëhet princeshë. Jam e sigurt se po ta dinte princi Harry se çfarë është ajo, do ta braktiste menjëherë”, ka deklaruar Samantha.

Për t’ua vënë kapakun të gjithave, duhet përmendur se Meghan tashmë ka qenë e martuar, çka është ‘therë në sy’ për familjen mbretërore.

Ajo ishte martuar me producentin Trevor Engelson në vitin 2011 në Xhamajka. Ata ishin në lidhje që nga viti 2004, ndërsa ishin divorcuar në vitin 2013.

Loading...

Komente