Shikoni cfarë po ndodh në Kuçovë (foto)

Rreth 130 rezervistë të Forcave Ajrore Britanike (RAF) zbarkuan në Shqipëri për të marrë pjesë në stërvitjen “Eagle”. Drejtuesit e kësaj stërvitje thanë se ajo është një mundësi unike për t’u përballur me disa sfida në zona të vështira detare.

Stërvitjen e ndoqi nga afër edhe vetë Sir Stuart Peach, Shef i Shtabit në Britaninë e Madhe.

“Na pret një rrugë e gjatë e përbashkët në të ardhmen si partnerë,” tha Peach.

Ky i fundit u zgjodh në Tiranë kryetar i ri i Komitetit Ushtarak të NATO-s, duke marrë kështu postin e dytë më të rëndësishëm në Aleancë.

Kjo stërvitje e cila ka nisur më 04 shtator 2017, zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Mbretërinë e Bashkuar dhe do të vijojë deri më datën 28 shtator 2017, në bazën detare të Kepit të Palit, Rajonin Stërvitor të Bizës, Bazën Ajrore të Kuçovës dhe në Batalionin III të Këmbësorisë në Poshnje.

Loading...

Komente