Serveri i Lotarise Amerikane prej disa ditësh nuk punon, ja çfarë do të ndodh me ata që kanë aplikuar në fillim

Ambasada Amerikane në Shqipëri në profilin zyrtar ka njoftuar për problemin që po has faqja e llotarise amerikane, ja cfare shkruan:

Faqja e internetit të Lotarisë Amerikane http://dvlottery.state.gov është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet – jo vetëm Shqipërinë. Ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion.

Por çfarë do të ndodh për aplikantët që kanë aplikuar ditët e para të hapjes së lotarisë? Ja si i përgjigjet Ambasada një komentuesi:

Ne do te te bejme me dije sapo te kemi informacionin e plote nga Qendra Konsullore Kentucky. Edhe ne jemi ne prijte te ne udhezimi se kur do te jete aktive faqja e internetit te Departamentit te Shtetit per aplikime.

Loading...

Komente