Samsung prezanton Galaxy note 8 (video)

Samsung Electronics prezantoi ditën e sotme phabletin e ri Galaxy Note 8 me shpresën se dy kamerat e pasme dhe ekrani më i madh vendosur në një telefon Samsung do ti bëjë njerëzit të harrojnë makthin e paraardhësit.

Prodhuesi më i madh në botë i telefonëve për nga pjesa e tregu ka vendosur sigurinë në themel të modelit të ri shitjet e të cilit do të fillojnë së bashku me 10 vjetorin e iPhone.

Note 8 vjen pesë muaj pas debutimit të Galaxy S8-ës. Shitjet e larta të tij ndihmuan kompaninë të rikuperonte imazhin e saj pas baterive që shpërthenin në flakë vitin e kaluar nga një Note 7 tek tjetri.

Samsung ju shkaktuar një dëm prej 5.48 miliard dollarësh krahas dëmit ndaj imazhit. Gjatë kësaj periudhe gjigandi Korean humbi përkohësisht pozicionin si prodhuesi më i madh por e rifitoi atë gjatë periudhës Prill Qershor.

Shitjet e Galaxy S8 dhe S8+ ishin 15% më të larta sesa të S7-ës shprehej Samsung në Korrik. Modelet Galaxy Note kanë ekran masive, edhe më të mëdha sesa seritë S si dhe vinë së bashku me një laps Stylus.

Ekrani i lakuar “Infinity” është 0.1 inç më i madh se i S8+, 6.3 inç. Samsung gjithashtu ka instaluar dy kamera të pasme të cilat do të rrisin cilësinë e fotove në dritë të pakët dhe premtojnë më shumë kontroll mbi fotografinë.

Veçori të tjera janë teknologjisë e sigurisë si njohja e fytyrës, skaneri i shenjave të gishtërinjve, skaneri i irisit dhe inteligjenca artificiale e Bixby. Galaxy Note 8 del në shitje më 15 Shtator ndërsa Samsung nuk ofroi asnjë detaj rreth kostos.

Loading...

Komente