Rriten çmimet e paketave, ja sa do të kushtojnë

Duhanpirësit duket se do të paguajnë më shumë për një paketë cigare, nga data 1 janar 2018.

Qeveria ka rritur sërish akcizën për cigaret, madje më shumë nga sa ishte parashikuar. Në paketën e re fiskale, qeveria ka vendosur që akciza e cigareve të bëhet nga 110 lekë për paketë, që është aktualisht në 117 lekë për paketë.

Por efekti në çmimin final do të jetë edhe më i lartë se sa 7 lekë për paketë. Kjo pasi mbi akcizën aplikohet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është në masën 20 për qind. Rrjedhimisht nga 1 janari i vitit të ardhshëm, paketat do të kushtojnë të paktën edhe 10 lekë të reja më shumë ose 100 lekë të vjetra.

Përmes kësaj mase qeveria e rrit barrën e taksave në treg me mbi 1 miliardë lekë ose 10 milionë dollarë në vit. Këto para do të paguhen nga duhanpirësit në çmimin e shtrenjtuar të paketave.

Sipas qeverisë aktualisht, Shqipëria ka një nivel akcizë mbi cigaret më të ulët se vendet fqinje dhe përmes rritjes së re, kjo taksë shkon në nivele të njëjta me ato që zbatojnë vendet e tjera të rajonit.

Loading...

Komente