Rama ruhet nga 350 gardistë që nuk kanë as kushtet më minimale

Në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohen me tone të ashpra çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar, dhe ndërtimit të një kulle 45 katesh në atë zonë.

Fjalën në Kuvend e ka marrë ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka deklaruar ndër të tjera se kryeministri Edi Rama ka “rrjedhur” ndaj ofendon artistët.

“Ka qenë një Petro Koleka, një i çmendur që sillej nga Vlora në Himarë, ka qenë gjyshi i tij. Shkoni pyesni në Breg pak për të. Ky jo ka rrjedhur, por ka luajtur dhe është i çmendur fare. Ngrihet dhe u thotë artistëve se nuk dinë ç’kërkojnë.

Me çfarë i çove ti ato shkarravinat e tua në Bienalen e Venecias? shkarravinat e tua u cilësuan si të një adoleshenti të droguar. Lexoje Pandeli lexoje.

Në qoftë se unë i shtoj të më demaskojnë gjer në fund. i ftoj të nxjerrin shkrimin e gazetës italiane dhe dy kritikëve të tjerë që i quajtën shkarravina të një adoleshenti të droguar. Atje ke përcaktuar kullën 45 kate dhe do marrësh vetë 4-5 kate të mira.

A e dini që janë 350 gardistë që janë të angazhuar të ruajnë fshatin në Surrel?

E dini se si hanë? Nuk kanë një vend ku të ulen dhe hanë në stola, shtrojnë atë copë bukë që marrin me vete.

Vetë jeton në saraje ky. Vetëm xhami i tavanit i ka kushtuar 170 mijë euro. Sepse është super special. 70 mijë euro pigmenti i betonit të bunkerit. Një batalion është dislokuar aty”, -tha Berisha.

Loading...

Komente