Propozimi më i cuditshëm që keni parë

Derisa prapa shpinës së tyre po afrohej me ritëm të shpejtë tornadoja, një djalë i ri duket se nuk brengosej për këtë, pasi u gjunjëzua në ato momente para të dashurës të cilës i propozoi martesë.

Alex Bartolomey ka shkruar në Facebook: “Çfarë dite, Dy, ndoshta tri ditë plot me tornado, ajo prapë se prapë tha PO”, transmeton Telegrafi.

Një tornado e fuqishme po merrte gjithçka çfarë i dilte përpara, edhe pse ishte vetëm disa kilometra larg tyre.

Ai ka pranuar se i pëlqejnë shumë tonardot, megjithatë, nuk dihet se sa i ka pëlqyer kjo metodë e propozimit partneres së tij Britney Clayton, e cila në fund i tha po.

Loading...

Komente