A po rikthehet Milani i dikurshëm?

Milan arriti të nxjerrë nga Kupa e Italisë Lazion për tu kualifikuar në finale, ku i pret Juventusi.

Skuadra e Gennaro Gattusos po jeton një moment të mrekullueshëm teksa në vitin 2018, nuk ka pësuar asnjë humbje në 13 ndeshje, duke pësuar vetëm katër gola, më pak se çdo skuadër tjetër. Milan gjithashtu nuk ka pësuar asnjë gol në gjashtë ndeshjet e fundit, apo më sakët, nuk ka pësuar gol as pas 584 minutave.

Milan ka para një provë të vërtetë, atë me Interin ku do të tentojë për ta çuar në 7 ndeshje portën e paprekur.

Loading...

Komente