Përmbytjet, banori shpërthen në lot, Ministri Xhafa i jep numrin e celularit (video)

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa ishte sot në autostradë për të parë situatën e përmbytjes. Banorët të revoltuar i kanë kërkuar llogari ministrit se nuk është marrë asnjë masë. “Jemi përmbytur. Askush nuk na ka ardhur në ndihmë”, shprehen ata. Njëri perj banorëve shpërtheu në lot përpara Xhafës, ndërsa ministri i jep numrin personal të celularit.

Shumë shtëpi e biznese janë përmbytur përgjatë rrugës Tiranë-Vorë.

“Ne jemi te pashprese, ne jemi biznesmene, ne jemi kuajt e ekonomise, pa ne nuk ecen qerrja. Per kete me vjen keq”, i tha tregtari.

“Do e shikoj me entin e Rrugeve, te premtoj qe do ta trajtoj kete gje. Une jam pjese e Qeverise, e shtetit. Kam detyrim te te sherbej deri ne 1′, i tha Xhafaj.

“E ke gabim, e ke gabim ti zotëri. Ti nuk do na zgjidhësh gjë”, i tha nje tjeter banor.

Loading...

Komente