Për herë të parë në Shqipëri, radare me fotografim automatik

Prej disa ditësh policia e shtetit ka instaluar disa radarë të fshehtë në pikat problematike të rrugëve në Shqipëri.

Radarët punojnë në mënyrë automatike, kur një mjet shkel rregullat e qarkullimit rrugor si shpejtësia mbi masën e lejuar, aparati kryen shkrepje automatike dhe e fotografon mjetin dhe targen.

Gjatë përfundimit të shërbimit, policia paraqitet në zyrat e tyre dhe bën shkarkimin e këtyre fotove duke vendosur sanksione kundrejt shkelesve. Gjobat e vendosura do të dërgohen me postë në adresat ku banojnë shkelësit.

Për herë të parë, Policia Rrugore ka ngritur edhe një njësi operacionale, e cila do të ketë autoritetin të zhvillojë kontrolle blic në të gjithë vendin.

Komente