Pepe i mbush mëndjen Ronaldos ti bashkohet PSG

Pepe e ka ftuar bashkëlojtarin dhe bashkëvendësin e tij, Cristiano Ronaldo, që të bashkohet me të te Paris-Saint Germain.

E ardhmja e Ronaldos është në udhëkryq pas lajmeve të fundit ku thuhej se portugezi ka kërkuar të largohet nga Real Madridi, pas akuzave nga organet spanjolle për ikjen nga taksat.

Kështu, shumë skuadra të mëdha evropiane janë interesuar në transferimin e tij, ku ndër to edhe ish-skuadra e tij, Manchester United, për të cilën thuhet se edhe Ronaldo dëshiron rikthimin aty.

Megjithatë, sipas El Transistor, shoku i tij i kombëtares, Pepe i ka bërë thirrje Cristiano Ronaldos që të bashkohet me të në Paris Saint-Germain.

Ronaldo është aktualisht me Pepen në Kupën e Konfederatave me skuadrën e Portugalisë dhe mbrojtësi ka diskutuar të ardhmen me klubin e tij dhe shokun e ekipit ndërkombëtar.

Pepe mendohet se ka arritur marrëveshje me gjigantin francez dhe vetëm pritet të nënshkruajë për ta dhe ai i ka kërkuar Ronaldos, për ta ndjekur atë në Parc des Princes.

loading...

Komente