Panucci e tepron, lojtaret nuk i durojnë dot sjelljet e tij

Christian Panucci po e kthen gjithçka në terror në ambientin kuqezi.

Gianni De Biasi vërtet ka qenë i rreptë, por Panucci është diçka krejt tjetër. Ai i acaron lojtarët në stërvitje, i provokon dhe i detyron të kërkojnë leje për gjithçka.

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe stafi i Federatës Shqiptare të Futbollit, që qëndron pranë teknikut në rast grumbullimesh, nuk e duron atë.

Punonjësit më të thjeshtë kanë pakënaqësi për faktin se ai është tepër autoritar dhe gjithçka e ka të panegociueshme.

Dy lojtarët na shkruajnë se Panucci nuk di të sillet, por vetëm bërtet.

Italiani acarohet gjatë gjithë kohës dhe nuk e ka fare problem sikur për 24 orë njerëzit t’i thonë “më fal” për gjëra nga më të thjeshtat.

Loading...

Komente