Mori vesh vdekjen e Davide Astorit, Sanches shpërthen në lot në fushë (video)

Dita e diel filloi me lajmin e vdekjes së Davide Astorit, kapiteni i Fiorentinas u gjet i vdekur në dhomën e hotelit para ndeshjes ndaj Udineses.

Me t’u bërë lajmi publik, e gjithë bota e futbollit u ngrit në këmbë për ta ngushëlluar familjen e lojtarit, bashkëlojtarët dhe klubin italian.

Një nga ata që u prek më së shumti ishte ish-mesfushori i Fiorentinas, Carlos Sanchez, i cili është i huazuar te Espanyoli që nga janari i vitit 2018.

Kolumbianit iu kumtua lajmi pas ndeshjes kundër Levantes (1-1) dhe nga trishtimi i madh atë nuk e mbajtën këmbët.

Menjëherë rreth Sanchezit u mblodhën mjekët e skuadrës dhe bashkëlojtarët, por ai nuk e kaloi gjithë këtë lehtë, teksa është kur është larguar nga stadiumi, lojtari është parë duke qarë.

Është raportuar se Carlos ka marrë lejen e klubit spanjoll të udhëtojë për në Firence që të jetë afër ish-bashkëlojtarëve.

Vlen të theksohet se tashmë kanë filluar homazhet nga tifozët në portat e stadiumit ‘Artemio Francchi’.

Loading...

Komente