Ministrja serbe: Ballist Morinës do t’i sigurojmë një gjykim të drejtë

Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviç, ka folur për çështjen e ekstradimit të Ismail (Ballist) Morinës në Beograd.Ajo është shprehur për mediat se gjykatat serbe “mund të sigurojnë gjykim të drejtë dhe të paanshëm” për Ismail Morinën.

“Sa i përket kësaj çështje, duhet pritur vendimin e ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, por besoj se kolegu do të sillet siç duhet me vendimet e plotfuqishme dhe se Morina do të ekstradohet në Serbi, në mënyrë që të mund të kryhet procedura penale, e cila ka nisur para Gjykatës së lartë në Beograd”, tha Kuburoviç për Tanjug.

E megjithatë vlen të theksohet se nuk pritet që të burgosurit serbe do të kenë një gjykim të drejtë për Ismail Morinën.

Loading...

Komente