Milani vendos për Donarumën

Drejtori i Milant, Marco Fassone, ka dhënë sot një deklaratë të re në lidhje çështjen e e Gianluigi Donnarummas. Para disa ditësh, portieri 18 vjeçar refuzoi vazhdimin e kontratës me Milanin, duke kërkuar largimin.

Por, Milan nuk e ka ndërmend të heq lehtë dorë nga Donnarumma, duke bërë të ditur se nuk do të marrin parasysh ofertat që nuk janë në përputhje me vlerën e lojtarit.

“Ne nuk kemi nevojë për lëmoshë, ne nuk do të pranojmë oferta 20 milionëshe për Donnarumman. Ai do të mbetet këtu dhe edicionin e ardhshëm do të largohet si lojtar i lirë nëse ne nuk marrim ofertën e duhur”, ka deklaruar me bindje Fassone.

Për Donnarumman interesim të madh po shpreh Real Madridi, Juventusi, Manchester United dhe shumë klube të tjera të njohura europiane. Të shohim ku do jetë destinacioni i tij.

Loading...

Komente