Milani siguron një vënd në Europa League

Milani ka siguruar një vend në Europa League. Ekipi nga Milano fitoi 3:0 ndaj Bolognas në “San Siro” në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të, kuq e zinjtë kanë siguruar kualifikimet për Europa League edicionin tjetër.

Të tre golat Milani i shënoi në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Deulofeu, Honda dhe Lapadula shënuan për fitoren e Milanit.

Edhe Atalanta e Berishës gjithashtu mori një fitore të vështirë dhe të merituar në transfertë ndaj Empolit të Veselit, duke i dhënë një goditje të rëndë kësaj të fundit në luftën për mbijetesë.

Komente