Mbretërit sundojnë sërish Europën (video)

Për të dytin vit radhazi Real Madrid fiton Champions League, duke mundur Juventusin me rezultatin 1-4. Ekipi Madrilen gdhend emrin si skuadra e parë në histori që fiton dy tituj kampion në dy vitë, dhe hequr kështu shansin Juventusit për të fituar një triplete.

Juventus e nisi mire lojen duke sulmuar dhe duke u munduar ta kapte ne befasi Realin, por ekipi Madrilen ishte i pagabueshem ne mbrojtje.

Shiko këtu dy golat e shënuar në pjesën e parë!

Reali arriti të kthehet shpejt në lojë dhe të shënoj edhe golin e epërsisë me anë të yllit të tyre kryesor, Cristiano Ronaldos, i cili shënoi në minutën e 20 për 1-0 pas një kundërsulmi të shpejt.
Megjithatë, Juve gjeti shpejt golin e barazimit me anë të Mario Mandzukic që shënoi një supergol me gërshërë në minutën e 27, duke mos i lënë asnjë mundësi intervenimi portierit Navas dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, gjithçka foli në të mirë të kampionëve spanjoll që arritën të shënojnë edhe dy gola të shpejt dhe të sigurojnë trofeun e Ligës së Kampionëve për vitin 2017.

Në minutën e 61 ishte mesfushori Casemiro që provoi një goditje nga distanca dhe topi i devijuar nga mbrojtësit përfundoi pas shpinës së Gianluigi Buffonit për epërsinë prej 2-1.
Pas vetëm tre minutave u shfaq përsëri në fushë portugezi Ronaldo, i cili shënoi nga afërsia për 3-1 pas asistimit të Luka Modricit.
Në vazhdim të ndeshjes, Juventusi u mundua të rrezikoj për të shënuar ndonjë gol, por ajo e vetmja që arriti ishte një kartonë i kuq i të inkuadruarit në pjesën e dytë, Juan Cadrado, i cili la lojë pas dy të verdhëve.

Ndërsa, Reali arriti të shënoj edhe një gol me anë të Marco Asensios, i cili shënoi në minutën e fundit të ndeshjes, duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar 4-1.

Kështu, pas 90 minutave lojë, Reali i gëzohet përsëri triumfit në Ligën e Kampionëve, triumf ky që e fut përjetësisht në historinë e kësaj gare, si skuadra e parë që fiton këtë trofe dy herë radhazi.

Goli i Casemiro

ydfhydfhydfhdfyhdyfdyfh by footballgoalshow

Goli i trete shenuar nga Ronaldo

GHJHGFGFGF by amgad-gogo

Goli i  katert dhe i 2 i Ronaldos

ysdgsdsdygysdgysdg by footballgoalshow

Loading...

Komente