Martohet Marina, ja cfarë mbiemri do të mbajë

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi lidhën kurorë mbrëmjen e së dielës në një ceremoni romantike buzë detit në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Dyshja u celebrua në martesë nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili ndërkohë që kurorëzonte çiftin, zbuloi edhe një detaj që kishte ngjallur kuriozitet prej kohësh.

Gjatë fjalimit të tij, Veliaj u shpreh se moderatorja e njohur do të heqë dorë nga mbiemri i saj, për të marrë zyrtarisht mbiemrin e bashkëshortit. Pra, që sot e tutje, bukuroshja e ekranit do të quhet Marina Selimi.

Loading...

Komente