Ledioni shkaktar i largimit të motrave Vjollca nga Top Channel

10 vite më parë nisi karriera e Marinës dhe Ledion Liços në Top Channel dhe njëkohësisht edhe miqësia e tyre.

Por mesa duket me kalimin e viteve gjërat kanë ndryshuar dhe miqësia e moderatorëve me njëri tjetrin është zbehur.

Prej kohësh është përfolur një largim i Marinës nga ‘Top Media’ ndërkohë që pak ditë më parë ‘Xing.al’ zbuloi se Marina do të drejtojë një emision të rëndësishëm në ‘Klan Tv’.

Ajo që bie në sy është fakti se moderatori Liço ka hequr Marinën nga lista e tij e ndjekësve në Instagram bashkë me motrën e saj Luana Vjollca duke nxitur dyshime se mes tyre mund të ketë mosmarrëveshje.

Por akoma nuk dihet nëse Ledioni ka pasur gisht në largimin e dy bukurosheve nga ekrani i Top Channel.

Loading...

Komente