Lajthit Sali Berisha, quan drejtoreshë e QSUT të moshuarën (video)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur një postim në Facebook duke theksuar se një qytetar ka identifikuar drejtoreshën e Spitalit Pediatrik në protestën e mbëshetësve të Saimir Tahirit para selisë së Kuvendit.

Portali Albeu verifikoi foton e publikuar nga Berisha duke e krahasuar me pamjet orgjinale të videos së asaj ditë që qarkulloi në media.

Nga verifikimi duket qartë që gruaja që duket në video nuk është drejtoresha e QSUT-së, e cila është shumë më e re në moshë.

Gruaja në video është rreth të gjashtëdhjetave (shiko videon siper), kurse drejtoresha e akuzuar se ka qenë aty është të paktën 35 vite më e re se ajo me tipare krejt të tjera.

“Qytetari digjital” i Berishës duket se ka lajthitur keq kësaj radhe dhe ish-kryeministrit i duhet të verifikojë mirë burimet nga tani e tutje.

Komente